TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2024, 21:35

“Ambicie për lekun e shpejtë”, sociologu: Të rinjtë shqiptarë synojnë jetën e luksit dhe përfundojnë në rrugët kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Ambicie për lekun e shpejtë”, sociologu: Të

Sociologu Ergys Mërtiri tha se të rinjtë shqiptarët kanë ambicie të mëdha dhe punë të vogla.

Teksa ka komentuar një raport mbi indeksin e lumturisë, Mërtiri tha se rinia shqiptare synon jetën e luksit, paranë e shpejtë dhe përfundojnë në shtëpitë e barit dhe rrugët kriminale.

Sipas tij, kjo i bën që si përfundim të jetë të palumtur.

“Në Shqipëri kemi ambicie shumë të mëdha dhe punë të vogla. Rinia kërkon të jetojë në luks si në klipet e Noyzit, por mundësinë për ta bërë këtë janë të pakta dhe rrugët janë jo të drejta dhe të pranueshme edhe në aspektin ligjor dhe kjo bën që shumë të rinj të shkojnë në Angli për të punuar në shtëpi bari apo duke hyrë në rrugën e krimit të organizuar. Nga ana tjetër prodhon pasiguri dhe i bën të jenë të palumtur”, tha ai për “Open”.

Lini një Përgjigje