
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK dhe kryetarit Altin Dumani.
Ai tha se politikanët shqiptarë po ndjejnë se po u afrohet burgu dhe sipas tij, nuk e kishin menduar kurrë që “ky do të ishte fundi i tyre”.
Karamuço shprehet se Meta po bën lojëra fjalësh dhe bën sikur po kalon limitet psiko-emocionale pasi po i vjen fundi.
“Po e kuptojnë që drejtësia e ka seriozisht dhe tani politikanët janë nxehur. Nganjëherë bëjnë edhe lojëra fjalësh, ndonjëherë sikur kalojnë edhe ato limitet psiko-emocionale se nuk e kishin menduar kurrë që ky mund të ishte fundi i tyre dhe fundi i shumë të tjerëve që kanë vjedhur shqiptarët. Ai që shan SPAK-un ka sharë popullin shqiptar!
SPAK nuk është Altin Dumani, është një institucion që thotë “hajdutët në burg”. Kam dëgjuar shumë shpifje dhe për vrasës me pagesë për lidhje me ta. Po çne, Altin Dumani s’ka lidhje fare me Nuredin Dumanin, është gjuha për të paralajmëruar që nesër kur t’i trokasë te dera të thonë “e pe”, tha Karamuço për “TCH”.
Lini një Përgjigje