
Analisti Ben Andoni, duke komentuar “sulmet” e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Duman, tha se kreu i Partisë së Lirisë ndjen se nuk përfillet më si dikur.
Në një intervistë me Skype në “News 24”, Andoni theksoi se njerëzit në parti duhet ta këshillonin ish-presidentin në fjalimet e tij, me qëllim që të mund të mbajë staturën që i takon, pasi ka qenë kreu i shtetit shqiptar.
Sipas tij ky lloj egoizmi me deklarata të tilla përdoret nga të gjithë aktorët e mëdhenj politik në vend si Meta, Berisha dhe Rama. Andoni shtoi gjithashtu se në vendin tonë duhet të ketë ligj të ri për partitë politike, me qëllim që të ketë rotacione të detyrueshëm.
“Zoti Meta sot nuk përfillet as nga partia e tij. Meta e ndjen dobësinë e tij përballë drejtësisë. SPAK duhet të çonte përpara shumë çështje. Meta duket në situatë të vështirë, e para për shkak të firos së madhe të partisë së tij dhe paqartësisë së pozicionit të tij. Koha do të tregojë shumë gjëra të tjera. Meta bën këto deklarata nga partia e tij, ku nuk pyet askënd, kështu vepron edhe Berisha dhe pak a shumë edhe Rama.
Shqipëria duhet të ketë ligj të ri për partitë politike, me qëllim që të ketë rotacione në parti, ku të bëhen publike ku merren financat etj. Duke qenë se Meta nuk përfillet thuajse nga askush, duket sikur ka dalë nga shinat. Mendoj se nëse do kishte njerëz realë në Partinë e Lirisë, do ta kishin këshilluar që të mbante staturën e tij dhe mos ulte logon e partisë në këtë nivel”, deklaroi Andoni.
Lini një Përgjigje