
Gazetari investigativ, Artan Hoxha duke marrë shkas nga videot e fundit të kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili ngjitet nëpër male, e ka ironizuar këtë të fundit duke bërë dhe vetë të njëjtën gjë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha shprehet se ngjitja e maleve ka dalë në modë dhe për këtë arsye ai kishte vendosur të ngjitej në majën e “Table Mountain” (Mali Tavolinë) mbi qytetin e Cape Town të Afrikës së Jugut.
Më tej, duke tentuar të paralajmëroi arrestimin e Ilir Metës, Hoxha shprehet se nga “Table Mountain”, duket ishulli Robben ku kanë vuajtur dënimin 3 ish-presidentë afrikanë, poq ë sipas tij ndryshe nga disa, këta të tre u burgosën para se të bëheshin presidentë!
“Meqë ka dalë në modë kjo ngjitja nëpër male, po i ngjitem dhe unë një maje mali…! Dhe çfarë mali se?!!! Table Mountain (Mali Tavoline) mbi qytetin e Cape Town të Afrikës së Jugut, njihet botërisht si një nga “7 mrekullitë e reja të natyrës”…
Ky vend është cepi me fundor i kontinentit afrikan, pikërisht aty ku bashkohen Oqeani Atlantik me Oqeanin Indian… Sigurisht nga këtu deri në polin e jugut, në Antarktikë, është thjeshtë një hapësirë e pafund e oqeanike.
Nga Mali Tavolinë mund të shijosh pamjen mbresëlënëse të ishullit Robben, aty ky Nelson Mandela kaloi 18 vite nga 27 vite burg që vuajti gjithsej si i burgosur politik. Mandela u zgjodh President i Afrikës së Jugut, duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë i vendit dhe shërbyen një mandat nga 1994 deri në 1999.
Pas Mandelës edhe dy ish të burgosur politik me ngjyrë, që e vuajtën dënimin e tyre në këtë ishull u zgjodhën president të Afrikës se Jugut. Kgalema Motlanthe në vitet 2008–2009 dhe Jacob Zuma në vitet 2009–2018. Ah se harrova!!!! Të tre këta presidentët e Afrikës së Jugut, e kishin bërë burgun, para se të zgjidheshin presidentë, jo pasi u zgjodhën president", shkruan Hoxha!
Lini një Përgjigje