TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 21:50

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Spahiu: Nëse një qytetar i thjeshtë do kërcënonte Dumanin, do merrej i pandehur

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Spahiu: Nëse një qytetar i

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar sulmet e Berishës ndaj SPAK. Ai ka ngritur pyetjen se nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?

Ai thekson se Berisha dhe opozita po mundohen të maksimalizojë retorikën e tyre politike.

“Mendoj se Berisha ka një qëndrim tjetër qoftë ndaj SPAK dhe mosbindjes civile si kthimi në seancë plenare. Zgjedhjet në SHBA patën një rotacion, Berisha dhe opozita po mundohen të maksimalizojë retorikën e tyre politike. E dyta është 21 janari për shkak të intensifikimit të hetimeve për këtë dosje dhe zgjerimit të rrethit të dëshmitarëve Berisha ka më shumë informacione se ne për atë që do të ndjek SPAK. Do doja të shtroja disa pyetje, nëse një qytetarë i thjeshtë do ti thoshte Dumanit je kreu i organizatës kriminale, dhe nuk do të kishte imunitet politik a do të merrej i pandehur për kanosje. Kaq është pyetja për të kuptuar nëse qytetarët dhe politikanët janë të njëjtë”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje