
Ish oficeri i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj tha se nuk ka emra apo fakte konkrete për drejtues apo efektivë të policisë, që sipas Partisë Demokratike, do të ndihmojnë qeverinë në procesin zgjedhor.
Ai u shpreh se policia nuk merr pjesë drejtpërdrejt gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Sipas Hajdarmataj, opozita shqetësohet pasi mendon se një drejtues i një qarku nëse merr urdhra nga një grup kriminal dhe nuk ndjek informacionin se po blejnë vota.
“Realisht më shumë është sa i përket që ta ndihmojnë qeverinë gjatë procesit zgjedhor. Është e vërtetë që policia nuk merr pjesë drejtpërdrejt gjatë dhe pas procesit zgjedhor, por dosjet e famshme që dolën për përgjime, tregon se shefi i komisariatit të një policie, ka mundësi të organizojë njerëz, ka mundësi të japë para për të blerë vota. Sa i përket asaj që zoti Noka ka emra konkret, nuk di të them. Po të kisha, do ta thoja. Nëse policia, ka informacion dhe nuk e kanalizon këtë informacion, për të parandaluar një krim zgjedhor, mbështet një subjekt politik. Ndoshta, mund të ketë informacion që edhe ne nuk e kemi, por është edhe pjesa politike. Vota që hyn në kutinë e votimit, nuk tjetërsohet. Opozita shqetësohet, mendon që një drejtues i një qarku, nëse merr urdhra nga një grup kriminal dhe nuk ndjek informacionin se po blejnë vota, këtu është ideja", tha Hajdarmataj.
Ndërsa ekperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaroi se hidhet shumë helm mbi policinë.
Lini një Përgjigje