
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me masakrën në Dobraç. Ai u shpreh se personi i tretë në automjet mund të ketë qenë Ibrahim Lici. Softa shton se “fantazma” ka lënë gjurmë pasi ka qenë në vendin e ngjarjes.
Ai thekson se personi i veshur me të zeza dhe i gjakosur, duket në pamjet filmike që nuk ka pasur as doreza dhe ndodhet pranë efektivit të policisë.
“E para, gjurmët janë sepse duket nga pamjet filmike dhe e dyta, ka gjurmë të dukshme dhe të padukshme që i takon grupit hetimor për t’i marrë. Në momentin që ka prekur kufomën, gjurmë ka lënë. Ka qenë edhe në mjet. Po flasim për një person në vendin e ngjarjes, i plagosur, ngjitur me policin, nuk ka as doreza”, u shpreh ai.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore referoi në prokurorinë e Shkodrës 4 efektivë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. AMP thotë se policët nuk kanë ndaluar personin me të zeza që dyshohet se ka qenë në automjetin ku udhëtonte Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, të cilët u vranë dy javë më parë në Dobraç.
Lini një Përgjigje