
Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori ka komentuar komisionin hetimor për koncesionin në shëndetësi ku sot duhej të dëshmonte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Pavarësisht se priti rreth 9 orë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Beqaj nuk arriti të jepte dëshminë për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në Komision, mbi një kërkesë të paraqitur nga ish-ministri për t’iu vënë në dispozicion një “power point”.
Arlind Qori tha se këta njerëz që akuzohen për korrupsion kanë një lloj kapadallëku në raport me publikun.
“Jo vetëm Ilir Beqaj, por edhe shumë njerëz të tjerë shfaqin një lloj arrogance, në vend që të hyjnë kokëulur për atë që kanë bërë, sillen me arrogancë. Janë njerëz që kanë bërë shumë dëm”, tha Qori për “News 24”.
Qori shtoi se “Beqaj është i arrestuar për korrupsion dhe kërkon power point, mund të kërkonte edhe një gotë raki, nuk e di, duhej të kishte një seriozitet”.
Lini një Përgjigje