TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 15:27

Eliana Laçej zgjidhet Zv.Rektore Akademike e Universitetit të Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
Eliana Laçej zgjidhet Zv.Rektore Akademike e Universitetit të
Pedagogia Eliana Laçej dhe Rektori i Universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj

Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.Asoc.Dr. Eliana Laçej është zgjedhur Zv. Rektore Akademike e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Laçej u zgjodh në mbledhjen e Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të mbajtur më 21 shkurt 2025. Procesi i zgjedhjes u zhvillua në përputhje me Statutin e UNISHK, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Senatit Akademik, të cilët vlerësuan përvojën dhe angazhimin e saj në arsimin e lartë, thuhet në njoftimin në rrejtin social të Universitetit të Shkodrës. 

"Prof.Asoc.Dr. Eliana Laçej zgjidhet Zv. Rektore Akademike e Universitetit të Shkodrës. Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të mbajtur më 21 shkurt 2025, u zgjodh në postin e Zëvendës Rektorës Akademike pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Eliana Laçej.

Me një karrierë të gjatë akademike dhe një kontribut të spikatur në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, Laçej pritet të sjellë një vizion të ri në menaxhimin akademik të universitetit.

Procesi i zgjedhjes u zhvillua në përputhje me Statutin e UNISHK, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Senatit Akademik, të cilët vlerësuan përvojën dhe angazhimin e saj në arsimin e lartë.

Eliana Laçej do të ketë në fokus të punës së saj çështjet akademike të universitetit, duke synuar forcimin e bashkëpunimeve me institucione të tjera dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Suksese dhe punë të mbarë Eliana Lacej", thuhet në njoftimin e Univeristeti të Shkodrës. 

Lini një Përgjigje