TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 08:59

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit ul flamurin në gjysmështizë, pezullohen sot të gjitha gjyqet

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit ul flamurin në

Sot 7 tetor 2025 Gjykata e Apelit ka ulur flamurin në gjysmështizë, ndërsa janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë  e bir.

Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Lini një Përgjigje