TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 08:06

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja jehonë në mediat ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, pak pasi artikuloi një vendim, lidhur me një çështje pronësie që ishte në gjykim.

Sulmi konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur ndaj njerëzve të drejtësisë, të cilët shpesh janë objekt sulmesh dhe akuzash nga politikanët.

Ngjarja në fjalë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku agjencitë më prestigjoze të lajmeve kanë pasqyruar krimin.

Nga AFP te CNN dhe më pas të gjitha mediat kanë publikuar detaje nga ngjarje.

“Drejtësi e pasigurtë”, shkruan një prej mediave ndërkombëtare, referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja.

Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit Elvis Shkëmbim, një 30-vjeçar , që u arrestua në ambientet e Gjykatës, pak minuta pas krimit.

Ai ishte një nga palët në procesin e gjykuar nga gjyqtari Kalaja.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit shënon rastin e parë në Shqipëri të ekzekutimit të një pjesëtari të togave të zeza brenda ambienteve të Gjykatës. Kalaja është magjistrati i dytë që vritet me një sulm, ndërsa Skerdilajd Konomi, ish-gjyqtar i Vlorës, u ekzekutua më shumë se dy dekada më parë, në një atentat mafioz, pasi një sasi e madhe tritoli iu vendos në makinë.  

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

“Drejtësi e pasigurtë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje