TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2023, 08:16

Eksperti: Qeveria fitoi 37 miliardë lekë nga kursi i këmbimit

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti: Qeveria fitoi 37 miliardë lekë nga kursi i këmbimit

Eksperti Bardh Sejdarasi tha se qeveria shqiptare fitoi 37 miliardë lekë nga kursi i këmbimit.

"Lekët që janë deklaruar, nuk e kam unë deklaratën, 37 miliardë lekë ka fituar qeveria shqiptare vitin e kaluar nga kursi i këmbimit, nga borxhi dhe janë në arkë këto, ky është deklarimi.", tha ai i ftuar në Top Story.

Eksperti gjithashtu shpjegoi se cilat kategori përfitojnë nga rritja e pagës në vend.

Ai theksoi se ky është ligji që ndryshon për herë të parë pas 12 vitesh strukturën e pagave në Shqipëri.

"Ligji quhet për pagat shpërblim dhe strukturat e pavarura kushtetuese dhe institucionet e tjera të pavarura të krijuara me ligj, ky është ligji që ndryshon për herë të parë pas 12 vitesh strukturën e pagave në Republikën e Shqipërisë. Në këtë ligj përfshihen shumë më shumë, nuk janë 84 mijë, por janë 135 mijë e 866 gjithsej dhe nëse i doni me kategori, 18 mijë janë vetëm të administratës qendrore, paga e tyre rritet nga 24 në 61%, 25 mijë janë bashkitë dhe komunat, paga e tyre rritet me 6 mijë lekë, duke nisur nga 1 prilli, është rritur, në fund të dy viteve paga e tyre rritet me 3.2 miliardë lekë për të gjithë 25 mijë njerëzit që punojnë në administratë. Çfarë ndodh në 2023 dhe sa është sistemi. Ka shumë njerëz që na kanë keqkuptuar e sidomos njerëz që nuk punojnë në administratë. 135866 punonjës janë duke nisur nga administrata qendrore, pushteti vendor, sistemi parauniversitar, sistemi universitar, sistemi shëndetësor, Forcat e Armatosura, garda e republikës, policia e burgjeve, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, shërbimi diplomatik, punonjësit e AKSHI-t.", tha ai.

37 miliardë lekë nga kursi i këmbimit qeveria

Lini një Përgjigje