TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 17:30

E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/ Çahet rruga Skrapar-Përmet dhe bien shkëmbinjtë

Shkruar nga Pamfleti
E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/
Rruga e ndërtuar nga Salillari

Nga mbrëmja e së martës u raportuan problemet e para me një çarje të asfaltit dhe më pas një shembje të saj. dëmtimi ka ndodhur pranë fshatit Rog Çepan, në afërsi të Përmetit

Një tjetër rrugë nacionale po shfaq probleme serioze, këtë herë të paralajmëruara, nëse i referohemi historikut të aksit rrugor Skrapar-Përmet. Nga videot dhe fotot e publikuara, dallohen qartazi çarjet e asfaltit dhe rënien e shkëmbinjve në rrugën që është inauguruar në 2019, por që shfaqi problemet e para që në 2021, pra dy vite pasi përfunduan punimet.


Aksi rrugor, loti i parë, është ndërtuar nga Salillari, kompania e zotëruar nga Pëllumb Salillari një prej të preferuarve të Kryeministrit Edi Rama.

E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/

Nga mbrëmja e së martës u raportuan problemet e para me një çarje të asfaltit dhe më pas një shembje të saj. dëmtimi ka ndodhur pranë fshatit Rog Çepan, në afërsi të Përmetit. Ndërkohë që pranë fshatit Buzuq, në hyrje të Skraparit, ka pasur shkarje të masivit shkëmbor në rrugë, duke bllokuar qarkullimin.

Problematika për herë të parë u shfaq në 2021, dy vite pasi kompania Salillari e konsideroi të realizuar projektin. Në atë kohë, si pasojë e dëmtimit të bazamentit të rrugës, ka pasur dhe rrëshqitje të mëdha në rrugë, ku si pasojë është bllokuar dhe rruga. 

Rruga nisi të ndërtohej në prill të 2017-ës. Një segment me gjatësi rreth 5 kilometra dhe me një vlerë investimi prej 1.2 miliardë lekë apo rreth 10 milionë euro, do të përfundonte në qershor të vitit 2019.

E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/

Në atë kohë, aksi që përbënte edhe lotin e parë, u trumbetua si me standarde të larta e që do t’i shërbente banorëve duke lidhur këto dy zona me potenciale për zhvillimin e turizmit.

Në vitin 2019-të, Kontrolli i Lartë i Shtetit me një auditim të kryer mbi dosjen teknike të zbatimit të kontratës, konstatonte se mbushjet e larta të rrugës nuk ishin realizuar në sistemin qelizor dhe ishin pa masa mbrojtëse, siç ishin parashikuar në projektin fillestar.

E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/

“Megjithëse janë bërë rishikime dhe përmirësime të projektit dhe është përdorur fondi rezervë dhe është realizuar shtesë kontrate në vlerë, qëllimi kryesor i projektit për të realizuar Lotin 1 të Segmentit Skrapar- Përmet, me të gjitha karakteristikat e kërkuara në projektin fillestar nuk është përmbushur plotësisht, ku mungon shtresa asfaltike, sinjalistika dhe punime të tjera të parashikuara”, thuhej në raportin e KLSH-së.

E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/

Duket se nga momenti që janë dhënë këto konstatime dhe më pas u shfaqën problemet e para të rrugës, kompania ka bërë thjesht riparime të vogla, të cilat në ditët e fundit duket se kanë krijuar një problem edhe më të madh, çarjen e rrugës dhe në një segment edhe shembjen e saj.

E ndërtuar nga Salillari me 2 mln euro për kilometër/

Nuk dihet nëse puthja në ballë që Kryeministri i ka dhënë Pëllumb Salillarit, do e ndihmojë ose jo në shembjen e fundit që ka pësuar një nga rrugët e realizuara prej tij. /Pamfleti/

 

salillari rruga skrapar-permet

2 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    Edhe rrugen midis MARIBORES DHE GRAZ ne Austri koj kompania salillari e ndertoi , o idioter sllavo-komunista

    1. Q
      Qytetari..

      Normale nuk shihet cilësia e ndërtimit të rrugëve nuk nfjehet përgjegjësia për mbarvajtjen e tyre.Investitorët mbushin xhepat me paret e popullit dhe fillojn ndërtime të reja.Rrugët e kohës së monizmit qëndrojn të forta si shkëmb.Çfar bën prokuroria,as gjë.?

    Lini një Përgjigje