Ky aks po shërben si rrugë alternative pas bllokimit në zonën e Arrës së Gurrës
Qarkullimi në segmentin Lozhan–Moglicë–Gramsh është përballur me vështirësi pas hyrjes së dy kamionëve nga drejtimi i Gramshit drejt juglindjes.
Ky aks po shërben si rrugë alternative pas bllokimit në zonën e Arrës së Gurrës, çka ka rritur ndjeshëm fluksin e mjeteve.
Sipas informacioneve nga terreni, dy kamionët, që raportohet se i përkasin OSHEE-së, u futën në segmentin me lëvizje të dendur.
Drejtuesit e tyre hapën krahun në anë të rrugës, por trafiku i shtuar krijoi ngërç dhe lëvizja u ngadalësua.
Në vendngjarje mbërriti policia rrugore e Korçës për të ndërhyrë dhe për të rikthyer qarkullimin normal në këtë segment.
Lini një Përgjigje