Ambasada Britanike në Tiranë ka njoftuar se nga sot sistemi i vizave për Mbretërinë e Bashkuar ndryshon plotësisht Nga 25 shkurti, vizitorët që kanë nevojë për vizë për të shkuar në Britani do të marrin vetëm vizë elektronike eVisa. Etiketat e vjetra që ngjiteshin në pasaportë nuk do të përdoren më.
eVisa është një vizë digjitale që lidhet me pasaportën tuaj dhe mund ta shihni online në llogarinë tuaj në faqen zyrtare gov.uk. Për të marrë eVisa-n duhet të krijoni një llogari të thjeshtë në www.gov.uk/eVisa. Sipas ambasadës, ky ndryshim e bën procesin më të shpejtë më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë.
Ambasada njofton se nëse planifikoni udhëtim në Britani aplikoni herët dhe kontrolloni procedurën e re për të shmangur problemet
Lini një Përgjigje