Një nga të pandehurit e dosjes se privatizimit te ish-kompleksit “Partizani”, dhe njëkohësisht ish-pronar në atë zonë, Xhimi Begeja pranon presionet e ushtruara ndaj Jamarabër Malltezit për të ndërhyrë të vjehrri i tij për të marrë sa më parë pronat.
Në një e-mail që Begeja i ka çuar se fundi studios ligjore që ka bërë procedurat e privatizimit, e cila përmendet e dosjen e SPAK , pranon se vajza dhe dhëndri i Berishës janë përpjekur pa fund që bashkëortakët të marrin pronat, duke ndërhyrë te kryeministri i kohës për t’i favorizuar.
Mësohet se nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se mes mes tjerash, në e-mail Xhimi Begeja shpreh pakënaqësinë e tij se disa shuma parash nuk i kanë kaluar në llogari.
Kush është Xhimi Begeja?
Një vend të rëndësishëm në dosjen prej 500 faqesh të SPAK për aferën Partizani e zë dhe hetimi për Gëzim Begejan, alias Xhimi Begeja. Ky i fundit është kushëriri i parë nga ana e mamasë i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Gëzim Begeja është një nga nismëtarët e projektit të marrjes së tokave të ish-klubit Partizani dhe bashkë me Fatmir Bektashin, Jamarbër Malltezin është një prej 3 ortakëve të firmës Homeplan sh.p.k e ngritur pikërisht me qëllimin e realizimit të marrjes së tokës dhe godinave në ish-klubin Partizani, ndryshimin e destinacionit të atyre terreneve dhe godinave përmes korrupsionit të administratës shtetërore dhe favorizimeve të drejtpërdrejta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtimin më pas të 19 kullave me dhjetëra apartamente për të përfituar nga shitja e tyre shuma të konsiderueshme monetare. Gëzim Begeja, alias Xhimi, është personi, i cili për shumë vite ka mbuluar aktivitetin e Jamarbër Malltezit për ish-klubin Partizani, duke kryer të gjitha veprimet, deri në daljen në skenë zyrtarisht të dhëndrit.
Kështu sipas hetimeve të SPAK, përmes këqyrjeve të dokumentacionit të firmës të ruajtuara në dokumentet e studios së Andia Pustina, (studio që bënte të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k), këqyrjes së llogarive bankare dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, Gëzim Begeja, alias Xhimi, ka përfituar nga operacioni i ish-klubit Partizani një shumë totale prej 3.354.140 euro nga viti 2017 deri në 2022 dhe një shumë prej 500.000 euro me shitjen e kuotave të Homeplane dhe daljen nga shoqëria që kishte krijuar me Fatmir Bektashin dhe Jamarbër Malltezin me 19 qershor të vitit 2023. Kjo shumë marramendëse e rendit Xhimi Begejan si një nga pronarët që ka përfituar më shumë nga të gjithë pronarët e tjerë të tokës në këtë kompleks, pas dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Edhe pse Begeja pati një rol tepër aktiv si në krijimin e shoqërisë, por sidomos për përballimin e të gjithë konflikteve që erdhën mes pronarëve, mes pak institucioneve që rezistonin për mosdorëzimin e tokës dhe godinave shtetërore të ish-klubit Partizani (Kujtojmë rezistencën e Gjeneral Vladimir Qirjazi për mosdorëzimin e klubit dhe shkarkimin e tij më pas për këtë arsye), në dosjen e SPAK del qartë në vitet e fundit pakënaqësia e Xhimi Begeajt shprehur përmes e-malileve drejtuar studios Pustina dhe ortakëve, për pagesat që ai pretendonte të merrte, por që ortakët nuk ia kalonin. Begeja qartësisht u kërkon llogari dy ortakëve për dy shuma marramendëse, që të mbledhura bashkë arrijnë afro 24 milionë euro. Bëhet fjalë për "...Zëri i aktivit numër 7 (tituj të huadhënies) me vlerë 498. 369.436 lekë" dhe "...Zëri nr. 13 të ardhura të shtyra (2.207.881.708 lek)"
Lini një Përgjigje