TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 11:08

Familjarët në lot, pamjet prekëse nga homazhet për Gerti Bogdanin

Shkruar nga Pamfleti

Familjarët në lot, pamjet prekëse nga homazhet për Gerti

Homazhet në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, mbahen ditën e sotme në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ora 10:00-12:00.

Trishtuese janë pamjet e familjarëve në lot për këtë humbje të madhe.

Familjarët në lot, pamjet prekëse nga homazhet për Gerti

I ndjeri, Gert Bogdani humbi jetën mesditën e djeshme (18 shtator 2024), si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare.

Ai ka qenë në kafenenë e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me disa miq të tij kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Bogdani u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

I ndjeri Gerti Bogdani është i martuar me aktivisten Edlira Çepani të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

Lini një Përgjigje