TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 12:00

Goditja e Çopjave të Elbasanit nga SPAK, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot e pasurive për 4 anëtarët e grupit

Shkruar nga Pamfleti
Goditja e Çopjave të Elbasanit nga SPAK, Apeli i GJKKO lë
Arben Lamçe dhe Franc Çopja

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.

Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për  vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.

Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove te pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë “Elba Beton” e Hotel “Domus” tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

Pasuritë e tyre ishin vënë më parë në masën e sekuestros nga GJKKO e shkallës së parë, me kërkesë të SPAK, teksa të dyshuarit nuk kishin ushtruar të drejtën e ankimit.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të Prokurorise se Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.  Për rastin po zhvillohen hetime edhe për një dekonspirim të mundshëm të operacionit.

Grupi në fjalë, ku bënin pjesë vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria për një sërë atentatesh e vrasjesh, ndërsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.

Franc Çopja u arrestua për llogari të Belgjikës, ndërsa Hajdar Çopja vijon të jetë në kërkim, ku ka të dhëna se ndodhet në Dubai.

Një pjesë e pasurive të organizatës kriminale të drejtuar nga Çopjajt, rezultonin në emër të Arben Lamçes, i arrestuar në Kosovë dhe i ekstraduar së fundmi në Shqipëri, ku akuzohet për sigurim kushtesh për vrasjen e Nuredin Dumanit dhe pastrim parash.

goditja e Çopjave të elbasanit

Lini një Përgjigje