TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 12:08

Ceremonia e lamtumirës e Gerti Bogdanit, Jozefina Topalli shpërthen në lot, lë në mes prononcimin për media

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia e lamtumirës e Gerti Bogdanit, Jozefina Topalli shpërthen

Kolegë nga të gjitha krahët e politikës, miq e qytetarë të shumta kanë pritur në radhë para ambienteve të Kuvendit për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit Bogdani.

Mes lotësh ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për media, por që nuk mundi dot ta përfundonte atë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

Topalli u ndal përpara kamerës së Euronews Albania dhe tha se Gerti Bogdani ishte ndryshe nga politikanët e tjerë. Më pas ajo shpërtheu në lot për ish-kolegun e saj dhe u largua nga ambientet e parlamentit ku po mbahen homazhet në nder të ish-deputetit.

“Gerti ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët! Gerti ishte ndryshe”, tha mes lotësh Jozefina Topalli.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ndërroi jetë paraditen e të mërkurës, 18 shtator, si pasojë e një arresti kardiak, teksa ka qenë duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.

jozefina topalli

Lini një Përgjigje