TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 14:15

Abuzime me fondet e huaja/ SPAK mësyn në banesat e bashkëpunëtorëve të Ilir Beqajt, sekuestrohen dokumente dhe kompjuterë

Shkruar nga Pamfleti

Abuzime me fondet e huaja/ SPAK mësyn në banesat e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimin e SPAK për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Me një vendim të datës 27 dhjetor të firmosur nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, është ushtruar kontroll në shtëpinë e Ilir Beqaj, ish ministër Shëndetësie, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAK.

Kontrollet janë urdhëruar pas dyshimeve të forta për abuzime me fondet e huaja, ku në përgjime janë kapur disa nga bashkëpunëtorët e tij, çka ka çuar SPAK deri në vendimin për të ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku janë marrë dokumente, kompjuterë, si dhe celularët e tyre për të zbërthyer komunikimet mes palëve.

Mësohet gjithashtu se janë bastisur dhe zyrat e disa organizatave që kanë përfituar fonde nga SASPAK.

Burimet konfirmojnë se bashkëpunëtorët e Beqajt, janë mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim kohët e fundit, sikurse dhe vetë ish-ministri i cili u largua nga drejtimi i agjencisë SASPAK, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, nën dyshimet për shpërdorimin detyre në lidhje me koncesionin 100 mln eurosh të sterilizimit.

 

spak ilir beqaj abuzime

Lini një Përgjigje