TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 13:34

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO rrëzon Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO rrëzon Fredi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për përjashtimin nga trupa gjykuese të dy gjyqtarëve, përkatësisht Erion Çela dhe Irena Gjoka me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.

Në seancën e sotme u paraqitën 5 dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës.

Dëshmitarët e tjerë ishin banorë të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës.

Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thirren dhe kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokororisë së të njëjtit qytet. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë. Vetë Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancë ku parashtroi disa pretendime.

“Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat. Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”, tha Beleri.

fredi beleri irena gjoka gjkko perjashtim

Lini një Përgjigje