TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 12:20

Berisha drejt arrestit, Adriana Kalaja: Bravo Doktor, e mposhte “Merimangën e Zezë”

Shkruar nga Pamfleti

Berisha drejt arrestit, Adriana Kalaja: Bravo Doktor, e mposhte

Teksa Sali Berisha ndodhet në prag arresti, fillimisht shtëpie e pastaj ku i dihet, Adriana Kalaja e sheh këtë si fitore.

Sipas saj, Sali Berisha ka futur në kolaps sistemin e drejtësisë dhe po mposht nga Donald Lu, tek Yuri Kim.

“Eh mer Doktor Berisha!

Ke fut në kolaps një sistem drejtësie, bërë me aq "dashuri" nga mafiozët Don Lu, Romana Vllahutin, Gigi Soreca e deri te Merimanga e Zezë, Yuri Kim.

Ndaj, edhe nëse duan, nuk dalin dot nga rrjeta e merimangës ku kanë ngelur me dëshirë dhe ne urdhër.

Për të mos përmendur rilindasit që shumë shpejt do i bëhet boomerang”, shkruan ajo.

Vendimi për Sali Berishën është shtyrë sërish, ndonëse dje ishte parashikuar ora 15:00 që të kishte një vendim për ashpërsimin e masës së sigurisë në "arrest shtëpie" nën mbikëqyrje policie dhe "ndalim komunikimi" ndaj ish-kryeministrit, sërish gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur që të shtyjë seancën për të shtunën, datë 30 dhjetor në orën 12:00.

Shtyrja e vendimit është bërë me qëllim për t’i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të depozitojnë kërkesën e tyre për përjashtimin e trupës gjykuese.

Më herët, ditën e sotme, avokatët mbrojtës të Berishës kanë kërkuar disa akte shkresore, prova, mes të cilave vendimmarrjes së gjyqtares Irena Gjoka në seancat e kaluara, pasi pretendojnë se ajo ka shfaqur njëanshmëri në proces.

berisha drejt arrestit adriana kalaja

Lini një Përgjigje