TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 13:50

GJKKO i rrëzoi kërkesën, shpërthen Fredi Beleri: Kërkojnë të më dënojnë me çdo kusht

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO i rrëzoi kërkesën, shpërthen Fredi Beleri:

Pas rrëzimit të kërkesës nga GJKKO për përjashtimin e gjyqtarëve Irena Gjoka dhe Erion Çela ka reaguar ashpër kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri.

Beleri tha në gjyq që janë manipuluar provat dhe kërkojnë ta arrestojnë me çdo kusht.

“Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat. Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”, tha Beleri.

 

Lini një Përgjigje