
Pas sulmeve të ditëve të fundit nga kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të mazhorancës, Dritan Goxhaj ka qenë i ftuar në podkastin e “Pamfletit”, “Të Pashoq”, ku ka dhënë përgjigjen e tij për akuzat dhe etiketimet publike.
Në intervistën përballë gazetares Edjona Dervishi, Goxhaj deklaroi se nuk ka ndërmend të merret me gjuhën e kryeministrit, ndërsa theksoi se sulmet ndaj tij kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga thelbi i protestës dhe kërkesat e qytetarëve.
Intervista:
Edjona Dervishi: Unë dua të hyj direkt në temë dhe dua t’ju pyes: një Kryeministër që i ka të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të zbuluar të vërtetën edhe kur dyshon mbi të, dhe e vërteta në këtë rast është e pakontestueshme, merr guximin dhe ju etiketon kështu. Si e interpretoni ju këtë sulm të Kryeministrit?
Dritan Goxhaj: Shiko, unë nuk marr përsipër të shpjegoj komunikimin psikik të Kryeministrit ose të mazhorancës, të atyre që kanë folur pas Kryeministrit. Është problemi i tyre, nuk është problemi im mënyra se si ata flasin.
Është zgjedhje personale e dikujt komunikimi me njerëzit, me publikun, me këdo. Për këtë arsye as që e harxhoj kohën të merrem me atë gjë fare.
Një Kryeministër, jam te ajo që thoni ju, çdokush ka dokumentacione, ka fuqi, ka kapacitete, pra kam për çfarë të flas për diçka për të cilën flasin dokumentet. Për këtë arsye për mua nuk është as debat kjo, as interes për mua që të merrem me këtë punë.
Nuk më intereson për arsye se e gjitha kjo heq vëmendjen nga çështjet kryesore, nga kërkesat e protestuesve. Pra e gjitha po bëhet me një qëllim, për të devijuar vëmendjen. Pra, të mos merren me thelbin, por të merren me subjektin.
Kjo ka qenë e kësaj politike 35-vjeçare, është e njëjta gjë. Jo vetëm Rama, por çdokush që ka qenë në këto 35 vite në pushtet të njëjtën gjë ka bërë. Është marrë me subjektin, se s’është marrë asnjëherë me thelbin.
Është marrë me subjektin sepse, kur është marrë me subjektin, subjekti ia ka dhënë mundësinë që të merret me subjektin. Për këtë arsye nuk kam ndërmend të merrem me komunikimin psikik të askujt. Thjesht, thelbi.
O ram kurva o hajdut