TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 17:45

“One Albania” kthehet në tmerrin e qytetarëve, sulmohet me levë një dyqan në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“One Albania” kthehet në tmerrin e qytetarëve, sulmohet me
Sulmohet dyqani i "One Albania"

Kompania celulare vijon me skandalet duke u kthyer në gangrenë për qytetarët

Skandalet, arroganca dhe vjedhjet e kompanisë “One Albania” po i detyrojnë qytetarët të shkojnë drejt akteve ekstreme.

Një person ka sulmuar me levë një dyqan të kompanisë One Albania. Sipas denoncimeve në media, ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe në foto duket se janë thyer xhamat. Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë së kompanisë, e cila sorollat dhe grabit qytetarët, të cilët detyrohen të shkojnë drejt masave ekstreme.

“One Albania” kthehet në tmerrin e qytetarëve, sulmohet me

Ky nuk është rasti i vetëm. Pak kohë më parë, në Kukës, një 49-vjeçar ka tentuar t’i vërë zjarrin dyqanit të kësaj kompanie, pas sorollatjeve që punonjësit e saj i kanë bërë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit. Vetë policia lajmëroi në atë kohë se shtetasi K. Sh. ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti.

Kompania “One” është kthyer në tmerr për qytetarët. Që kur u bë bashkimi i “One” me “Eagle”, sistemi ka pasur shumë probleme. Në shumë raste qytetarët nuk kanë arritur të marrin dot shërbime. Po ashtu, një grabitje që po bëhet është përmes lidhjes së kontratave. Shumë qytetarë, kryesisht të moshuar, mashtrohen që të lidhin kontratë dhe më pas çdo muaj u bëhet presion që të kryejnë detyrimet. Po ashtu, në maj u rritën edhe tarifat e kontratave dhe ofertave.

Skandali më i madh është se kjo kompani bllokon ndërrimin e numrit. Janë pa fund kritikat në rrjetet sociale ndaj One, pasi çdo klient i saj është përballur shumë herë me parregullsi. Por skandalet vijojnë dhe po i detyrojnë qytetarët të kryejnë akte ekstreme. 

one albania leve sulm

Lini një Përgjigje