TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2025, 22:34

Dosjet e nxehta në SPAK, ish-prokurori: Kanë ardhur informacione nga jashtë, priten goditje të forta

Shkruar nga Pamfleti

Dosjet e nxehta në SPAK, ish-prokurori: Kanë ardhur informacione nga

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka paralajmëruar zhvillime të forta në politikë sa i përket hetimeve nga SPAK.

Karanxha deklaroi në studion e Quo Vadis se Prokuroria e Posaçme po heton disa dosje të nxehta.

Ai shtoi se kanë ardhur letër-porositë nga organet e drejtësisë nga vendet e huaja, si dhe në ditët në vijim priten edhe ndalime apo arrestime.

Sipas ish-prokurorit nuk ka asnjë kufizim ndaj politikanëve, edhe pse jemi pranë zgjedhjeve.

“Ka shumë dosje të nxehta që po hetohen. Jemi në pritje. Nuk ka asnjë kufizim, edhe pse jemi pranë zgjedhjeve. Kanë ardhur letra porosie nga organet e drejtësisë nga vendet e huaja. Hetimet janë të plota, kështu që presim ditët në vijim. Sa i përket listave, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin. Për shembull, është një i arrestuar, dhe zgjidhet deputet, ndiqen hapat më pas, nëse ai fiton imunitet”, tha Karanxha.

Lini një Përgjigje