TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2025, 18:13

Dosja ‘Tropoja’, Petraj: SPAK ka një minë në dorë, janë vrasje politike

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Tropoja’, Petraj: SPAK ka një minë në

Avokati Edmond Petraj duke folur për dosjen Tropoja, e cila po hetohet nga SPAK, pas denoncimit të motrave Haklaj, tha se janë janë të gjithë elementët që SPAK ta konsiderojë çështjen me rëndësi të veçantë. Petraj tha se SPAK me këtë çështje sipas tij ka një sfidë prove.

Kemi pjesë tjetër të provave që i vlerëson organi akuzës. SPAK i ka elementët që të nis hetimin. Parashkrim nuk ka, është neni 66.

Kemi pjesën e cilësimit të veprës penale që ka bërë familja Haklaj, vrasje në rrethana cilësuese. Nëse provat dhe dëshmitë janë bindëse, i bie të shikojmë një sfidë të re për SPAK, është si 21 Janari dhe Gërdeci.

E kemi folur për 21 Janarin dhe Gërdecin, që është një minë në dorën e SPAK. Sepse mendohet të kemi të bëjmë vrasje politike. Artan Hoxha ka bërë një material dhe në bashkëpunim me Poli Hoxhën, që kanë hyrë në kullën e Haklajve në atë kohë dhe ai është një material që duhet marrë në konsideratë”, tha Petraj në Report TV. 

Sipas tij, vrasjet në Tropojë dhe ai që është zanafilla dhe ka larguar 200 të rinj në lule të rinisë është një dhe i vetëm Sali Ramë Berisha.

Ndjekja që i bëhet çështjeve nga SPAK do nxjerrë një produkt dhe ata i kanë provat, duke thënë se dhe këta persona i kanë. Vrasjet kanë vajtur zinxhir”, tha ai.  

Lini një Përgjigje