
Familja Meta ka pasur jetë luksi gjithë këto vite. Ndonëse Ilir dhe Monika hiqen sikur nuk janë korruptuar kurrë, në fakt SPAK mendon ndryshe.
Fëmijët dhe ata vetë janë veshur me markat më luksoze. Ndërkohë një dosje ka një episod interesant. Monika me vajzat kanë shpenzuar 5640 USD për veshje në Uashington dhe në fund, si duket u lodhën nga pazari, janë futur në një furrë buke për të ngrënë.
“Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në vlerën 900.428 lekë prej datës 19 Korrik 2021 deri në datën 25 Korrik 2021. Këto shpenzime janë bërë për blerje rrobash në monedhën USD në qytetet Washington, Arlington dhe aeroportin e Dulles në Washington, në vlerën 5640 USD (midis të cilave një blerje në furrë buke në vlerën 13.94 USD) dhe 2409 Euro janë shpenzuar në dyqanin Prada në Stamboll. Gjatë kësaj periudhe rezulton se jashtë shtetit”, thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje