TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 19:04

Në Tiranë 40 mijë banesa të viteve 60′, a janë gati banorët ta ndryshojnë me një apartament të ri?

Shkruar nga Pamfleti

Në Tiranë 40 mijë banesa të viteve 60′, a janë

Sipas INSTAT, në dy dekadat e fundit, shumica e shqiptarëve në Tiranë jetojnë në ndërtesa të ndërtuara midis viteve 1981-2000. Periudha 2001-2010 ishte gjithashtu aktive, me 200 mijë banesa të reja, ndërsa pas vitit 2010 ndërtimet kanë rënë ndjeshëm. Ndërtesat para vitit 1980 përbëjnë një përqindje të vogël të banesave të banuara.

Disa prej banoreve të Tiranës, janë pyetur nëse jetojnë në banesa te vjetra apo banesa të reja.

Arkitekti Enea Stavre, tregon për “News 24” se pavarësisht se janë ndërtuar shumë vite më parë, banesat e vjetra janë të sigurta në rast tërmeti apo fatkeqësie natyrore.

Por a janë gati banoret të cilët jetojnë në banesa te vjetra, për ta ndryshuar atë me një apartamentet të ri, me kushte më komode e luksoze?

Në Tiranë, vetëm rreth 40,000 banesa datojnë para vitit 1960, duke treguar se ndërtesat më të vjetra zënë një pjesë të vogël të hapësirës së banuar sot në Shqipëri.

Sipas arkitektit, banesat e vjetra duhen ruajtur, sepse janë pjese e identitetit të një vendi.

Lini një Përgjigje