
Gazetari Fatos Mahmutaj ka treguar detaje si nisi dosja CEZ/DIA që çoi në arrestin e Ilir Metës ditën e djeshme.
Mahmutaj rrëfen intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt, e cila thoshte se kreu i PL Ilir Meta i kishte bërë shantazh dhe e kishte kërcënuar duke i kërkuar para burrit të saj.
Gazetari tregon përjetimet e bashkëshortes se Ismailajt, teksa shprehet se kjo e fundit bllokohej nga emocionet, dilte nga filli i asaj që po intervistohej dhe hidhte lumë akuzash ndaj Ilir Metës.
“Kjo dosje ka filluar që nga 21 janari. Unë ndodhesha në Bruksel. Kam qenë njeriu i fundit që kam intervistuar Vojsava Ismailaj. Gjendet bruto në internet. Ajo ka akuzuar Ilir Metën për shantazhe dhe presione për t’i grabitur paratë burrit të saj Kastriot Ismailaj. Realisht, pas publikimit të intervistës së saj nga mediat, kjo u fut pjesë e kësaj dosjeje.
Kuptova që ishte dosje e madhe e korrupsionit ku ishte përfshirë emri i Ilir Metës. Dosje korrupsioni. E intervistuara ime më ndërpriste disa herë, pasi bllokohej nga emocionet, dilte nga filli i asaj që po intervistohej dhe akuzonte Metën për shantazh dhe kërkim parash burrit të saj”, tha Mahmutaj për “Report TV”.
Lini një Përgjigje