TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 19:59

"Policia e kapi Metën gafil në atë moment", Ngjela: SPAK po pastron vendin nga korrupsioni shtetëror

Shkruar nga Pamfleti

"Policia e kapi Metën gafil në atë moment", Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta. Ngjela theksoi se kjo ishte diçka që pritej, por vetë Metës nuk ia priste mendja se do arrestohej në një moment të tillë. 

“Ashtu si kishte shpërthyer media, pritej. Që do shkonte në gjyq nuk diskutohej. Brenda procedurës ishte. Mund të kenë pasur edhe informacione të tjera. Pashë mënyrën e arrestimit. Shumë e forcuar. Ajo procedurë nuk ndiqe gjithmonë. Ky ka qenë president dhe ka truprojat. Po të arratisej merrte azili politik se ka qenë president. Por nuk ia mori mendja këtij, mendoj unë. Nuk e ka pritur, i ra befas”, tha Ngjela për “Report Tv”.

Lidhur me akuzat e Partisë së Lirisë se u tentua rrëmbimi i Metës, Ngjela i hedh poshtë duke thënë se SPAK nuk gabon. Avokati vijon duke thënë se një pafajësi do e forconte Metën shumë politikisht.

“Pse nuk e rrëmbyen? Bashkëpunëtorët kanë të drejtë të të mbrojnë. Pyetja është a i ka bërë ato që akuzohet. Do ti shohim me gjyq. Një pafajësi e këtij e forcon shumë. SPAK nuk gabon këtu. Do e shikojmë kur të fillojë procesi gjyqësor. Do dëgjojmë mbrojtjen. Pyetja është kjo, ka qenë i korruptuar? Kur të gjithë të thonë se je hajdut, dhe ti thua se je i ndershëm, je hajdut”, u shpreh ai.

Sipas Ngjelës, po vijohet në Shqipëri me një proces pastrimi nga krimi dhe korrupsioni i lartë shtetëror.

“Ne shqiptarët kemi një shprehje, më mirë syri se sa nami. Është një zv.kryeministër, janë 4 ministra, kryetarë bashkish. Janë edhe një ish president dhe ish kryeministër. Gjendja është pastruese. Në gjuhën tonë është purgo. Purgo kundër krimit shtetëror”, tha Ngjela.

“Korrupsioni është sëmundje e barabartë. Si andej dhe këtu. Atje është më e vështirë. Se ata dinë të fshehën. Këtu jo. Hajdut është ai që di të fshehë”, shtoi Ngjela.

Ndërkohë, lidhur me aksionin e pritshëm të opozitës që synon destabilizimin, Ngjela thotë se kjo është e pamundur.

“Destabiliteti është i vështirë pasi pushtetin e kanë këta. Do vrasin policët? Është nocion abstrakt. Pse nuk vranë? Nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë. Nuk ka ndodhur në perëndim dhe Europë dhe as këtu nuk do ndodhi, që hajdutët të bëjnë lëvizje popullore. Është imposibilitet absolut. Sepse hajnia e këtyre, karakteri vjedhës, shoqëria shqiptare ashtu flet. Opinioni publik ashtu thotë, janë të korruptuar. Rëndësi ka ç’thonë njerëzit, janë të aftë të rrëzojnë paragjykime”, shprehet avokati.

Vetë opozita me asgjësimin politik të dy liderëve të deritanishëm, do të forcohet. Por problem mbetet sipas Ngjelës që kjo opozitë aktuale ka narrativën politike e cila nuk ngjit tek njerëzit vetëm me akuza.

“Opozita forcohet. Liderët kanë vota? Nuk fitojnë dot kurrë ata. Nuk kanë vota. Rama e dëmton. Koshiencën e Ramës e dëmton largimin e Saliut. Nuk duhet të ngatërrojmë forcën e PS  me forcën e Ramës. Nuk e kemi parë Ramën të dali jashtë partisë. Është nën partinë, dmth është skllavi i partisë. Është shoqëri e majtë kjo. Na e kanë thënë ndërkombëtarët. Dhe kjo vjen nga regjimi komunist”, tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, Rama nuk do ishte ky që është pa Partinë Socialiste. Është PS ajo që ka një elektorat të madh për shkak se është populli i majtë.

“Nuk ka kaluar pa afekt ai regjim. Kam qenë në fushata me ta, ku mundeshin ata. Popullsia ishte e majtë, janë votat e tyre. Që të mundësh këta duhet të kesh verb. Duhet elokuencë e madhe për mendim të ri politik. Opozita s’ka ide për program. Shan vetëm kundërshtarin. Nuk kanë vlerë në politike, duhen ide që të afektosh opinionin publik. Ide janë për zhvillimin kombëtar”, përfundoi avokati.

Lini një Përgjigje