TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 19:55

Dhunohen fizikisht dy efektivë të Policisë Bashkiake në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohen fizikisht dy efektivë të Policisë Bashkiake në

Dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë janë dhunuar fizikisht nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në territorin e mbuluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe është konfirmuar nga një njoftim zyrtar i Policisë së Tiranës.

Sipas deklaratës së policisë, pas kallëzimit të bërë nga efektivët e dhunuar, janë shpallur në kërkim dy persona, identifikuar si K. C., 29 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç. Të dy dyshohen se kanë goditur punonjësit e bashkisë për shkak të detyrës.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të Policisë Bashkiake. Vijon puna për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat apo motivet e incidentit, ndërsa hetimet vazhdojnë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3.

 

Lini një Përgjigje