Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas dhunës ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Dajç të Lezhës, Sokol Toma, teksa bën të ditur se ai ndodhet nën kujdes mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas njoftimit të ministrisë, Toma po monitorohet në urgjencë për dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe në vesh, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe dëmtime në vesh. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar. Do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, thuhet në reagimin zyrtar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së premtes në Lezhë, ku ish-kryetari i PD-së dyshohet se është dhunuar nga disa persona, duke pësuar lëndime të shumta trupore.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë fraktura në këmbë dhe një prerje në vesh si pasojë e agresionit fizik.
Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorëve mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet reagimi i organeve ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të incidentit.
Keta jan te semur psiqik ua ca tmerri hall me keta per gjoja ideale hall larg ketyre letyrave qe u gerryejn zorret sado te kamur me qen
O shoku Toti! Po pse flet kështu more shok!