Një studiuese shqiptare, Xhoela Bame, është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Forbes”, si një nga 30 të rinjtë nën 30 vjeç që arrin të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror.
Me origjinë nga Korça, por që jeton dhe punon mes Amerikës dhe Anglisë, Bame është e angazhuar në kërkime shkencore, me fokus të përqendruar në rigjenerimin e trurit dhe mekanizmat që ndikojnë në plakjen e tij.
Një përzgjedhje e tillë, sidomos në fushën shkencore, është një arritje e madhe.
Por, përveçse në rigjenerimin e trurit dhe mekanizmat që ndikojnë në plakjen e tij, Bame është e angazhuar edhe me një projekt tjetër ambicioz, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Bëhet fjalë për rigjenerimin e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Kështu, mund të themi se përmendja e një emri shqiptar në revista të tilla si “Forbes”, padyshim dëshmon se vendi ynë arrin të lërë gjurmë të rëndësishme në arenën globale dhe në fusha që realisht kanë rëndësi jetësore.

He me te puthsha kembet me Korcare shkencetare!