TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2026, 07:10

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Kushtet atmosferike gjatë ditës së sotme do të paraqiten relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të dominohet nga vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat herë pas here do të alternohen me intervale kthjellimesh.

Në orët e para të ditës priten reshje lokale shiu, kryesisht me intensitet të ulët. Më pas, nga mesdita dhe gjatë pasdites, reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore në jug të vendit parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të lokalizuara.

Ndërkohë, reshje të herëpashershme shiu do të vijojnë të jenë prezente edhe në relievet malore të veriut.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi pritet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Lini një Përgjigje