TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2026, 22:53

Emrat/ PD rekruton të huaj për sulmet me molotov: Na u premtua 300-500 euro

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ PD rekruton të huaj për sulmet me molotov: Na u premtua 300-500
Hedhja e molotovëve

Partia Demokratike ka nisur të rekrutojë shtetas të huaj, përmes pagesës, duke i bërë pjesë të njësisë së molotovit në SHQUP.

Njësia apo grupi i molotovit në PD përdoret nga Sali Berisha në protestat sistematike për rrëzimin e qeverisë, duke sulmuar policinë dhe institucionet publike me molotov dhe fishekzjarre.

Pas protestës së djeshme, Policia e Shtetit, përpos të tjerëve, ka proceduar penalisht edhe tre të rinj italianë, të cilët janë kapur me molotov dhe duke sulmuar policinë.

Sipas “Prapaskenës”, tre italianët janë marrë në pyetje, ku kanë rrëfyer se janë rekrutuar nga përfaqësues të PD-së me një pagesë mujore fikse për të qenë pjesë e grupit të zjarrit, me një bonus nga 300-500 euro për çdo protestë, përfshirë edhe asistencë me avokat dhe garanci për të dalë nga burgu nëse kapen nga policia.

Të proceduarit

Komisariati nr. 3

-Eros Ndrevataj, i dtl 23.05.2008.
-Alekes Ndrevataj, i dtl 14.02.2011.
-Fabio Allmuca, i dtl 11.10.2011.
-Fabio Perabello, i dtl 10.08.2002, shtetas Italian.

Komisariati 2

-George Casu, i dtl 16.01.2001, shtetas Italian.
-Houssem Bousrih, i dtl 24.11.2001, shtetas Italian.

pd molotov

1 Komente

  1. T
    Tony

    Haxhi dajaku ne biruca do i nxjerre nxitesit e tyre. Eh, cdo luaje qeni kallanxhiut.

    Lini një Përgjigje