Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për protestën e djeshme të opozitës dhe sulmet ndaj policisë me bomba artizanale, tha se sipas hetimeve materialet dyshohet se vijnë nga Kosova.
Ai tha se në grupet e përfshira ka të mitur shqiptarë, por edhe shtetas italianë të arrestuar së fundmi, të cilët kanë pranuar se janë paguar për të hedhur bomba molotov.
“Vijojnë ende sulmet ndaj policisë me bomba artizanale, janë bomba. Janë shishe me benzinë me disa shpërthyes që ne i kemi identifikuar se vijnë nga Kosova. Sipas policisë, në grupin në zjarrrit nuk janë më shqiptarë, tre janë shqiptarë, nga këta 2 janë 15-vjeçarë, të mitur nga 14-18 vjeç që nuk dihet si janë rekrutuar. Janë edhe 3 shtetas italianë 24-25 vjeç, janë arrestuar dje nga policia, ku identiteti është ende sekret.
Në deklarimet e tyre kanë thënë se janë paguar për të hedhur bomba molotov. Ka persona që duan të ushtrojnë dhunë ndaj policisë dhe, duke qenë se u arrestuan shumë herën e kaluar, deshën të rekrutojnë persona të huaj”, tha Karamuço për “Abcnews”.
Lini një Përgjigje