TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2026, 14:15

Incident te Kryeministria, qytetari përplas makinën dhe shkelmon derën e godinës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Incident te Kryeministria, qytetari përplas makinën dhe shkelmon
Incident te Kryeministria

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përfunduar në shkallët e godinës së Kryeministrisë, teksa vetë shefi i qeverisë ndodhet në Elbasan në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Pas ndalimit të mjetit, drejtuesi është parë duke dalë prej tij dhe i është drejtuar hyrjes së institucionit, ku më pas ka goditur me shkelma derën e godinës.

Personi është ulur para derës së institucionit, ndërsa gardistët i kanë kërkuar të largohet. Sipas raportimeve, ai nuk iu bind menjëherë këtij urdhri dhe vijoi të qëndronte aty për disa minuta.

Në video duket edhe një efektiv policie që afrohet pranë automjetit, por largohet pak sekonda më vonë duke qëndruar në distancë. Sipas pamjeve, efektivi nuk ndërhyn në momentin kur qytetari godet dyert e institucionit.

Rrethanat që kanë shtyrë drejtuesin e mjetit të ndërmarrë një akt të tillë mbeten ende të paqarta, por ai është shoqëruar në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

incident te kryeministria qytetari përplas makinën

Lini një Përgjigje