TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2026, 15:07

Dhuna ndaj avokatit Cakrani, reagon policia: Identifikohet automjeti që u larguan dy autorët

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj avokatit Cakrani, reagon policia: Identifikohet automjeti që u
Avokati Cakrani

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, i cili u sulmua mesditën e sotme në një pikë karburanti në rrugën Tranballkanike.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në momentin kur Cakrani po furnizonte automjetin me karburant. Ai u përfshi në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Policia sqaron se konflikti dyshohet se nisi për shkak të pozicionimit të automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimit të mjeteve të tjera. Situata u përshkallëzua dhe dy personat e goditën fizikisht avokatin Cakrani. Si pasojë, ai mbeti i lënduar dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Policia bën me dije se automjeti me të cilin u larguan këta dy persona është identifikuar.

Vetë Cakrani deklaroi për "TCH" se njëri prej agresorëve e goditi me mjet prerës pas koke, ndërsa më pas autorët u larguan nga vendngjarja.

"Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve", njoftoi policia.

2 Komente

  1. A
    ASDRENI

    Pak e kane rahur

    1. T
      Tony

      Goja llap e shpina dab.

      Lini një Përgjigje