TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2025, 17:02

Detajet/ Aksidenti tragjik në Greqi, viktimat janë shqiptarë; u shkrumbuan në makinë pas përplasjes me kamionin

Shkruar nga Pamfleti

Detajet/ Aksidenti tragjik në Greqi, viktimat janë shqiptarë; u

Viktimat janë dy burra 59 dhe 61-vjeçarë, një grua 57-vjeçare, ndërsa një grua e katërt, 49 vjeçe, ka arritur të dalë nga automjeti, por ka pësuar plagë të shumta

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e sotme në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos, kur një kamion u përplas me dy makina. Si pasojë e përplasjes një nga makinat, ku ndodheshin 4 persona ka shpërthyer në flakë, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes duke u djegur. Ndërkohë personi i katërt është transportuar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Protothema shkruan se viktimat janë karbonizuar, ndërsa ato janë me kombësi shqiptare, banorë të Athinës.

Konkretisht, sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas automjetin që lëvizte përpara tij, i cili u përfshi nga flakët.

Në automjet ndodheshin 4 shqiptarë, banues në Athinë. Makina e tyre ishte ndalur për të kryer pagesën në pikën e Iasmos, në autostradën Egnatia, kur u përplas nga kamioni dhe brenda pak sekondave shpërtheu në flake, pa i dhënë mundësi 3 viktimave të reagonin.

Mediat greke raportojnë se viktimat janë dy burra 59 dhe 61-vjeçarë, një grua 57-vjeçare, ndërsa një grua e katërt, 49 vjeçe, ka arritur të dalë nga automjeti, por ka pësuar plagë të shumta. Raportohet se të gjithë personat që ndodheshin në këtë automjet po ktheheshin nga një dasëm, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident kishte gjithashtu 4 persona, pjesëtarë të një familjeje greke, mes të cilëve edhe dy fëmijë 4-5 vjeç. Të katërt personat, sipas mediave greke, janë transportuar në spital, por jo në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se automjeti kamion që shkaktoi aksidentin tragjik drejtohej nga një shtetas bullgar, i cili gjithashtu është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, zjarri u përhap në perimetrin e Autostradës Egnatia, në një zonë rurale. Të tronditur, shoferët e mjeteve që kalonin aty pranë nxituan drejt vendit të ngjarjes për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa u mobilizuan forca të forta zjarrfikëse, tre ambulance të shërbimit të Urgjencës dhe Policia.

 

Lini një Përgjigje