TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2025, 22:46

‘Delvina po digjet’, apeli i banorëve: Po zhduken pasuritë brenda pak minutash

Shkruar nga Pamfleti

‘Delvina po digjet’, apeli i banorëve: Po zhduken pasuritë

Situata në Delvinë është apokaliptike, teksa flakët kanë mbërritur deri te Kalaja e qytezës. Zjarri ka rrethuar qytezën, ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet, pasi gjithccka po shkrumbohet brenda pak minutash.

Apeli po jepet në rrjetet sociale, në media, ndërsa flakët favorizohen nga era e fortë.

Thirrja e banorëve

Delvina po digjet! Një zjarr masiv, i favorizuar nga era e fortë, po shkatërron pishat shumëvjeçare dhe ullinjtë, duke u përhapur me shpejtësi drejt qytetit. Rrezikohen banesat dhe jeta e banorëve.

Fatkeqësisht, deri tani nuk ka asnjë ndërhyrje efektive për shuarjen e zjarrit, ndërsa përmasat e tij e bëjnë përballjen pothuajse të pamundur. Është e papranueshme që çdo vit, në këtë sezon, të përsëriten ngjarje të tilla katastrofike.

Ky nuk është një aksident natyror – çdo tregues flet për dorën e njeriut. Është e papranueshme që pasuri të tilla natyrore të zhduken brenda pak minutash. Ky është një krim që po i bëhet natyres dhe pasurisë tonë

Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria dhe autoritetet lokale e kombëtare:

• Dërgimin e forcave zjarrfikëse dhe mjeteve ajrore pa vonesë.

• Mobilizimin e emergjencave civile.

• Mbështetje për evakuimin e banorëve në rrezik.

• Plane të qarta parandalimi për sezonin e verës, që të mos përsëritet çdo vit i njëjti skenar tragjik.

Çdo minutë vonesë kushton jetë, pasuri natyrore dhe trashëgimi për gjeneratat që vijnë.

 

Lini një Përgjigje