
Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, dikur një mbështetëse e hapur e ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe sot një nga kritiket më të ashpra të tij, ka postuar një tjetër koment në rrjetet sociale, ku paralajmëron si kreun demokrat, ashtu edhe Kryeministrin Edi Rama. E ndërsa për Berishën thotë se nuk do të shpëtojë nga një përballje me drejtësinë, Ramën e këshillon që të mendojë daljen nga pushteti, duke e krahasuar me një kokosh të fryrë.
“Jo mor jo, ndoshta po i jepni pak kohë vetes për t’u përballuar siç duhet me drejtësinë, por asnjë nga ju s'do shpëtojë, dhe më shumë këmbëngulni, aq më i shëmtuar kapitulli i fundit.
Nexhmije Hoxha & Ramiz Aliaj shpëtoi mirë fal jush, por Sali Berishë tjetër që t’ju fal juve nuk gjeni më!
Për më tepër kur gozhda ju ngel në sharrën e një Kokalari, filloni faljuni Allahut!!”, shkruan Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Ja me çfarë merret Sali Berisha!
Ju dërgon të huajve gënjeshtra absurde për median e Irfanit, duke dërguar detaje dhe për Kristaq Ramën, ama Sazani - asnjë ide nuk ka ndërkohë që s’ka ngelur gazetë internacionale dhe me reputacion të fortë pa shkruar.
Realisht mendon klani Berisha që ju keni qoftë edhe një shanc të vazhdoni të mbani peng opozitën duke mbyllur gojën ndaj korrupsionit aktual, por vazhdoni e sulmoni Ramën me gënjeshtra?
Seriozisht mendoni që do ti shpëtoni burgut sepse mbani opozitën peng?
Jo mor jo, ndoshta po i jepni pak kohë vetes për t’u përballuar siç duhet me drejtësinë, por asnjë nga ju s'do shpëtojë, dhe më shumë këmbëngulni, aq më i shëmtuar kapitulli i fundit.
Nexhmije Hoxha & Ramiz Aliaj shpëtoi mirë fal jush, por Sali Berishë tjetër që t’ju fal juve nuk gjeni më!
Për më tepër kur gozhda ju ngel në sharrën e një Kokalari, filloni faljuni Allahut!!
E vetmja gjë që ju duhet të bëni tashti është të negocioni fundit tuaj, por jeni fodull dhe jetoni në deluzion total nëse mendoni që ajo para korrupsioni do t’ju blej favore nëpër botë dhe do ju nxjerrë nga situata
Jo, jo - ky është fundi i ‘perandorisë’ tuaj!!!
E vetmja mënyrë që ju shpëtoni, është nga vet shqiptarët, por dhe kjo në këtë pikë vështirë të ndodh, sepse shancet ja u dhamë dhe ju bëni kokëfortësi malësori, a thua se dëm do të na bëni ne dhe jo gjeneratave tuaja të ardhshme.
Kjo shkon për të dy palët, Rama-Berisha!
Rama bën mirë të filloj të mendoj ‘exit’ e vet nga pushteti që e ka fryrë dhe e ka bërë si kokosh, sepse gënjeshtrat që ka shitur në EU, do ti ç’bëhen shumë shpejt, dhe Shqipëria me atë në krye - nuk hyn kurrë në EU!!
Lini një Përgjigje