
Avokati Saimir Vishaj, teksa ka komentuar intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj te Rai 3, konkludoi se SPAK duhej të vepronte menjëherë.
Vishaj tha se SPAK-u mjaftohet me lajmet që dalin nga gazetat në vend për të bërë hetime, aq më tepër kur flasin ndërkombëtarët.
“Prandaj u ngrit SPAK-u, ashtu si çdo organ procedues, mos të presë reagimin e prokurorëve me shkrim në formë kallëzimi por të veprojë, kryesisht çfarë dëgjon, çfarë lexon qoftë edhe në ndonjë gazetë, aq më tepër tek faktorët ndërkombëtar që janë rezoluta. Ne këtë po kërkojmë, të largohet nga kryeministri, të largohet nga presidenti i republikës, të largohet nga çdo institucion dhe SPAK, me të rënë në dijeni të kësaj interviste duhet të reagojë duke regjistruar një procedim”, tha Vishaj i ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv,.
Lini një Përgjigje