TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 21:40

Trupi mund të jetë hedhur në humnerë ose në det, gazetari për krimin në Dhërmi: Ngjarja u raportua 8 orë me vonesë, autori u ndihmua

Shkruar nga Pamfleti
Trupi mund të jetë hedhur në humnerë ose në det,
Autori i krimit

Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje nga krimi në Himarë, ku u vra 31-vjeçari Eraldo Nevruzi. Ai tha në Euronews se ngjarja ka ndodhur në një dhomë të hotelit, ndërsa motivi ende mbetet i paqartë.

Sipas gazetarit, Shehu, i cili tashmë është arrestuar mund të ketë pasur ndihmë në zhdukjen e trupit të viktimës.

Nga momenti kur policia mendon se ka ndodhur krimi, deri në momentin që është ndaluar autori, kanë kaluar 18 orë. Sipas informacioneve që kam unë, policia ka marr njoftim diku te 8 orë pas ngjarjes. Kjo ka qenë kohë e mjaftueshme që autori i krimit, Gerald Shehu të ketë marrë masa për të fshehur krimin. Unë kam dyshime se ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për të fshehur krimin. Krimi ka ndodhur në një dhomë.

Kjo shpjegon edhe faktin se autori dhe viktima kanë pasur një marrëdhënie shoqërore. Duhet të kemi parasysh se nga Dhërmiu ku ndodhet hoteli, deri në Sarandë ku Gerald Shehu ka braktisur automjetin e tij, janë rreth 70 kilometra. Janë rrugë me humnera e të tjera. Dyshimet janë se trupi mund të jetë hedhur në një nga këto zona, ose edhe në det. Enigmën e kësaj ngjarje mund ta zbardhë vetë i arrestuari. Do ishte në interes të tij që të paktën të zbardhte motivet e kësaj ngjarje”, tha Eni Ferhati.

 

Lini një Përgjigje