TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 20:36

Protesta e opozitës para Kuvendit, Mërtiri: Rithemelimi në paradoks, janë rikthyer përçarjet!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës para Kuvendit, Mërtiri: Rithemelimi në

Analisti Ergys Mërtiri duke folur për tensionet e krijuara në Kuvend nga opozita dhe protestën e mbajtur jashtë Parlamentit, tha se gjithë kauza e ish-kryeministrit Berisha mbështetet tek konflikti me kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Mërtiri tha se kjo është një kauzë e shtirur, pasi sipas tij, konfliktin Berisha e ka me të vetët brenda partisë.

“Berishës i duhet të luftojë me Ramën përndryshe askush nuk do ta ndjekë. E pamë dhe sot që ishin shumë pak. Tek Rithemelimi ka një paradoks, nga njëra anë u duhet Rama që t’i njohë, nga ana tjetër grupit të Berishës i duhet të luftojë me atë që e njeh si palë. Gjithë kauza e tij mbështetet tek konflikti me Ramën. Kjo ishte zgjidhje e detyruar e Berishës. Berisha nuk mund ta mundë Ramën, i duhet të shtiret sikur ka konflikt me Ramën, ndërsa konfliktin e ka me të vetët. Halli i Bardhit është të jetë në lojë, grupi i Bardhit është edhe shumë i paqartë. Brenda grupit të Bardhit ka një konflikt, ai nuk del dot hapur tek grupi i Berishës…Po ashtu grupi i Bardhit nuk është non grata dhe u intereson te kenë marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët”, tha ai.

Lini një Përgjigje