TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 17:00

DASH konfirmon vizitën e Blinken në Shqipëri, zbulohet arsyeja e ardhjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

DASH konfirmon vizitën e Blinken në Shqipëri, zbulohet arsyeja e

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vizitën e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken në Tiranë. Blinken do të vizitojë Europën nga 14 deri më 17 shkurt dhe pritet që të ndalojë në Tiranë dhe në Mynih.

Prej ditësh është folur se Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitonte Shqipërinë, por asgjë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë sot, Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vizitën e parë të Sekretarit Amerikan, Antony Blinken në Tiranë. Mësohet se Blinken do të vizitojë Europën nga 14 deri më 17 shkurt dhe pritet që të ndalojë në Tiranë dhe në Mynih.

Në një përgjigje për mediat, DASH ka bërë të ditur se në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të riafirmojë lidhjet e forta të partneritetit SHBA-Shqipëri, por nuk ka dhënë detaje të tjera të vizitës së tij në vendin tonë.

Ndërsa në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH-i.

Pjesëmarrja e Blinkenit në Konferencën e Munihut, bëhet pasi ai përfundoi turneun e pestë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

"Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë ngushtësinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit të SHBA-së të kryesuar nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris. Sekretari do të zhvillojë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si mund të arrihet paqja dhe siguria e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Sekretari Blinken do t'i bashkohet gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë në një forum publik mbi multilateralizmin", thuhej në përgjigjen e DASH.  

DASH konfirmon vizitën e Blinken në Shqipëri, zbulohet arsyeja e
Njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për vizitën e Blinken në Tiranë

Por një vizitë e tillë e një zyrtari kaq të lartë amerikan, nuk mund të jetë vetëm në kuadër të riafirmimit të partneritetit SHBA-Shqipëri.  

Thënë këtë, lind pyetja: A ka një prapavijë të fshehtë vizita e Blinken në vendin tonë?

Historia ka treguar se sa herë që mbërrijnë në Tiranë personalitete të një niveli kaq të lartë, fshihet diçka tjetër.

Në vitin 2012, Hillary Clinton erdhi në Tiranë. Në atë kohë ishte edhe Sekretare Shteti dhe u prit me shumë nderime nga qeveria “Berisha”. Edhe pse u shit si një vizitë pro-qeveritare, ajo në fakt fshihte diçka tjetër: Muxhahidët iranianë. Në vizitën e saj u ra dakord që Shqipëria të priste disa nga muxhahidët iranianë dhe fillimisht u ra dakord për 300.

Në shkurt 2016, John Kerry erdhi në Tiranë. Edhe ai në cilësinë e Sekretarit të Shtetit. Edhe pse qëllimi i vizitës u mbajt i fshehtë, më vonë doli se bëhej fjalë për muxhahidët. Rama dha fjalën për strehën e të gjithë muxhahedinëve dhe solli 3 mijë njerëz në vendin tonë.

Të gjithë pyesin nëse ka diçka tjetër pas vizitës së Blinken? Në Lindjen e Mesme, situata po vlon, megjithatë mbetet për t’u parë, por është e sigurt që 'goli' i vizitës do të dalë pas disa muajsh./Pamfleti

blinken tiranë

Lini një Përgjigje