TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 13:59

RENEA arrestoi Shkëlzen Xhenjen, Balla: Koha e dekonspirimit të operacioneve ka përfunduar

Shkruar nga Pamfleti

RENEA arrestoi Shkëlzen Xhenjen, Balla: Koha e dekonspirimit të

Pas një takimi që pati me drejtues të policisë vendore Dibër, ministri i Brendshëm Taulant Balla foli edhe për arrestimin e 32 vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krahu i djathtë i Eljo Hatos.

Balla përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32 vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza” ndërsa theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.

“RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë”, tha Balla.

 

shkelzen xhenja renea balla

Lini një Përgjigje