TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 13:44

Arrestimi i Meçajt në Dubai, Balla: I kemi dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshjen për ekstradimet

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Meçajt në Dubai, Balla: I kemi dorëzuar Emirateve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për arrestimin në Dubai të ish-anëtarit të bandës së Durrësit Julian Meçaj.

Meçaj ishte shpallur në kërkim në janar të vitit të kaluar si një prej të përfshirëve në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Balla njoftoi se Shqipëria i ka dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshjen që do të mundësojë ekstradimet për të kërkuarit nga drejtësia shqiptare.

Sipas ministrit tashmë nuk ka asnjë territor jashtë vendit që nuk mund të aksesohet nga policia shqiptare.

“Për policinë e shtetit shqiptar nuk ka asnjë territor jashtë vendit që të mos jetë i paaksesueshëm. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi kemi arritur të identifikojmë dhe ndalojmë një person të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptar. I është dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshja që do të mundësojë ekstradimet. Shpresoj të kemi mundësi të nënshkruajmë një marrëveshje që të bëhet e mundur që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare të arrestohet dhe ekstradohet”, u shpreh Balla.

taulant balla julian meçaj

Lini një Përgjigje