TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 14:42

Afera 100 mln € e 'Sterelizimit', SPAK zgjat paraburgimin për ish zv.ministrin dhe biznesmenin Ilir Rapaj

Shkruar nga Pamfleti
Afera 100 mln € e 'Sterelizimit', SPAK zgjat paraburgimin
Klodian Rjepaj dhe Ilir Rapaj

GJKKO ka vendosur zgjatjen e afatit të paraburgimit për Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të katërt të arrestuar për koncesionin e sterilizimit.

GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj.

Biznesmeni Ilir Rrapaj është në burg që prej muajt gusht 2023, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda.

Rrapaj, ishte emigrant në Peruxha të Italisë ku zotëronte një firmë me vetëm një punëtor, por u kthye në Tiranë pas fitores së Partisë Socialiste ku fitoi kontratën koncesionare 100 milionë euro. Hetimi ndaj koncesionit të sterilizimit bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. 

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

spak klodian rjepaj dhe ilir rapaj

Lini një Përgjigje