TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2023, 21:06

Daniel Serwer kundër propozimit të Ramës: Drafti duhet të krijohet nga Kosova, jo nga Beogradi dhe Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Daniel Serwer kundër propozimit të Ramës: Drafti duhet të

Daniel Serwer ekspert i marrëdhënieve me SHBA, ka folur rreth draft-statusit të propozuar nga kryeministri Rama për Asociacionin e komunave serbe dhe mënyrën se si ka ndikuar ai.

Në një lidhje direkte për emisionin “Review” Profesori Serwer tha se propozimi i këtij draft-statusi nga ana e kryeministrit shqiptar nuk ishte i drejtë. Ai shtoi se tani është koha që Kurti të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës

Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cenon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin. Tashmë është e nevojshme që Kosova të vijë me një propozim, mesa e kam kuptuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar të pamundur modelin e propozuar në Kroaci. Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Daniel Serwer.

 

serwer drafti ramës

Lini një Përgjigje